99 gjoba në Shkup, 28 vozitës në gjendje të dehur

99 gjoba në Shkup, 28 vozitës në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 99 gjoba, prej të cilave:20 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe 4 për vozitësit fillestar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button