Gostivar, 63 pacientë me koronavirus nën terapi të oksigjenit

Në Gostivar nuk kërkohet karantinë dhe kufizime shtesë edhe përskaj numrit të lartë të të infektuarve. Mjekët e repartit infektiv në këtë Komunë kanë kërkuar shtimin e masave por kreu u shtabit të krizës Arben Taravari beson se kulmi i përkeqësimit të situatës tashmë është tejkaluar dhe numrat do të fillojnë të bien.
https://www.youtube.com/watch?v=ukOlGztYCC0&feature=youtu.be
Edhe në Tetovë edhe në Gostivar është fakt se këtë periudhë numrat kanë qenë pak më të lartë por kjo nuk do të thotë se do vazhdojnë të rriten numrat. Me siguri do shpërndahen edhe në regjione tjera. Por edhe Administrata e komunës nuk ka aspak kompetenca në institucionet shëndetësore. Këtë e ka vendosur Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe nëse ka nevojë për garantimin apo diçka këtë duhet ta tonë institucionet shëndetësore në Gostivar”, tha Arben Taravari, kryetar i Shtabit të Krizës.
Taravari thotë se Komuna ka ofruar disa hapësira për Shtëpinë e Shëndetit të Gostivarit, që të kthehen në pika vaksinimi, por deri tani s’ka pasur nevojë për këtë.
Ne si komunë, i ofruam Shtëpisë së Shëndetit por edhe spitalit të përgjithshëm, gjitha kapacitetet që i kemi si komunë e Gostivarit, siç është salla sportive, shkollat por edhe objektet tjera, sidomos shtëpisë së shëndetit, për hapjen e punkteve shtesë për vaksinim me qëllim zvogëlimin e turmës së njerëzve që i shohim para shtëpisë së shëndetit, po normal nëse ata konsiderojnë se ka nevojë”, pohoi Arben Taravari, kryetar i Shtabit të Krizës.
Njëzet e katër orëshi i fundit, Gostivarin e gjen me 103 të hospitalizuar, nga të cilët 63 pacientë në përkrahje të oksigjenit. Me shtimin e numrave, janë shtuar dje edhe gjashtë shtretër të tjerë në spitalin modular tek pjesa ambulatore. Por, sipas drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Gostivarit, kulmi i valës së katërt të pandemisë në këtë qytet është arritur javën e kaluar.
Bashkim Sulejmani