Greqi, Kikilias njofton masa të reja mbi pandeminë

Qeveria ka një detyrim të sigurojë kalimin më të qetë dhe më të sigurt të mundshëm në normalitet pas pandemisë, për faktin se vaksina ekziston,  deklaroi ministri i Shëndetësisë greke, Vassilis Kikilias.

“Ndryshe nga vjeshta e vitit të kaluar, kur njerëzimi u përball me Covid-19 pa asnjë mbrojtje tjetër, përveç masave të njohura mbrojtëse, këtë vjeshtë secili prej nesh mund të mbrojë veten dhe të tjerët. Ne kemi pasur vaksina për tetë muaj në dispozicion, një zgjedhje që nuk e kishim më parë’’, shtoi ai.

Kikilias tha se spitalet nuk do të kenë më hapësira për të trajtuar Covid si prioritet, por do t’u shërbejnë pacientëve me të gjitha llojet e sëmundjeve dhe theksoi se vaksinimet duhet të vazhdojnë të arrijnë 80% të shkallës së vaksinimit, që do të thotë se një milion qytetarë të tjerë duhej të vaksinoheshin.

Ai tha se masa për pezullimin e punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar do të vazhdojë në shtator siç ishte planifikuar dhe se vaksinimi i detyrueshëm prek si sektorin e shëndetit privat ashtu edhe atë publik, përfshirë mjekët dhe farmacistët privatë.

Ministri më pas njoftoi rregulla të reja për fushat e punës, argëtimit, kulturës, udhëtimit dhe sportit që do të jenë të ndryshme për individët e vaksinuar dhe të pavaksinuar, me këta të fundit që duhet të sigurojnë certifikata PCR negative ose teste të shpejta ose një certifikatë.

Gjithashtu u njoftua se istitucionet e shëndetit publik nuk do të kryejnë më teste falas të Covid-19 për të pavaksinuarit, të cilët do të duhet të shkojnë në qendra private diagnostikuese.

LEXO EDHE:

Back to top button