Dhjetë xhihadistë të vdekur nga një shpërthim në Siri

hjetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një kamp trajnimi të xhihadistëve në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita, thanë burime të opozitës për agjencinë Reuters.

Shpërthimi ndodhi derisa dhjetëra luftëtarë nga grupi Hyat Tahrir al Sham (HTS) po trajnoheshin për përdorimin e artilerisë dhe mortajave në kampin pranë qytetit Hasano, në provincën veriore Idlib, thanë këto burime për Reuters.

“Arsye e shpërthimit ishte një gabim gjatë një sesioni trajnimi mbi mortajat”, tha Mohamad Rasheed, një aktivist i opozitës i njohur me detajet e incidentit.

Grupi Hyat Tahrir al Sham është një grup xhihadist që kontrollon pjesë të veriperëndimit të Sirisë, një zonë e kontrolluar nga rebelët që janë ende në luftë me Damaskun.

I njohur më parë si Fronti Nusra, ai është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe vende tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button