Biden refuzon aleatët: Amerikanët tërhiqen më 31 gusht nga Afganistani

residenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës.
Presidenti Biden e mori vendimin pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, zoti Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme, që ishte dhe afati që ai vendosi shumë përpara se talebanët të merrnin kontrollin e plotë të Afganistanit më 15 gusht.
Presidenti Biden i kërkoi ekipit të tij të sigurisë kombëtare që të hartojnë plane emergjence në rast se lind një situatë, që do të kërkonte shtyrjen për pak kohë të afatit, tha i njëjti zyrtar amerikan.