Pentagoni: Asnjë ndryshim në afatin e tërheqjes së trupave nga Kabuli

Nuk ka asnjë ndryshim në afatin e misionit në Afganistan, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Unë mendoj se ne i kemi aftësitë për të përmbushur afatin e datës 31 gusht”, tha Kirbi.
“Në frontin e evakuimit, ne vazhdojmë të bëjmë përparim. Disa mijëra amerikanë tashmë janë evakuuar dhe në SHBA ne do të vëmë më shumë baza në dispozicion të refugjatëve afganë”, shtoi ai.
Zëdhënësi shpjegoi se qëllimi është “të largojmë 20 000 njerëz deri në fund të javës”, duke përsëritur se SHBA “do të heqë të gjithë amerikanët që duan të largohen nga Afganistani”.