Tetovë, ndërron jetë 21-vjeçari i infektuar me koronavirus

Situata me të prekurit nga kovidi në Tetovë vazhdon të jetë kritike. Mbetet i lartë numri i pacientëve të shtruar, 123, por edhe i kontrolleve në ambulanta. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona kanë nderuar jetë. Në mesin e viktimave është edhe një pacient 21 vjeçar.

https://www.youtube.com/watch?v=oEAqf832t2Y&feature=youtu.be

Terapia është dhënë në bazë të të gjitha protokolleve ekzistuese por dy ditët e fundit pacienti i ri ishte në ventilacion joinvaziv dhe ndërroi jetë. Në bazë të të dhënave që kemi, pacienti nuk ka ndonjë komorbiditet, por dyshohet që pacienti të ketë ndonjë sindromë i cili nuk është identifikuar. Por me këtë duhet të dinë gjithë qytetarët se virusi kaplon edhe moshën më të re dhe ka mjaft pacientë që janë të moshës së re”, tha Gëzim Nuredini, përgjegjës i kovid qendrës në spitalin e Tetovës.

Nga ana tjetër, dy ditë pas rastit të tentimit të prerjes së gypave që furnizojnë spitalin me oksigjen, Spitali i Tetovës, ka marrë masa shtesë sigurie.

Masat janë shtuar, shkaku i sigurisë dhe të mos ndodh diçka më e keqe. Ndërsa sa i përket prokurorisë, presim që ata të dalin me ndonjë deklaratë. Por tani për tani e kemi siguruar në disa forma pas asaj që nuk patën për fat të mirë ndonjë pasojë me pacientët”, pohoi Gëzim Nuredini, përgjegjës i kovid qendrës në spitalin e Tetovës.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se nuk ka ende asnjë të dyshuar apo pistë të hapur se kush ka mundur të jetë personi apo personat që dy ditë më parë, tentuan prerjen e gypit kryesor që furnizon me oksigjen kovid qendrën dhe spitalin klinik të Tetovës.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button