Shpërthim kamikaz në aeroportin e Kabulit, raportohet për viktima

Një shpërthim ka ndodhur në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit vetëm disa orë pasi agjencitë perëndimore të inteligjencës paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste. Shpërthimi, që u konfirmua edhe nga sekretari i shtypit të Pentagonit John Kirby në Twitter, u pasua edhe nga disa të shtëna me armë. Për momentin nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve.
Lajmi vjen në një kohë kur disa vende Perëndimore kanë njoftuar se do t’u japin fund fluturimeve të evakuimit pas paralajmërimeve për sulme të mundshme.