13 viktima nga shpërthimi kamikaz në Kabul, plagosen edhe 2 ushtarë amerikan

Një shpërthim kamikaz që ndodhi në aeroportin e Kabul këtë pasdite ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe disa dhjetëra të plagosur. Mes të plagosurve janë edhe dy ushtarë amerikan, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Më herët inteligjenca amerikane dhe ato evropiane kishin paralajmëruar për një gjë të tillë. Por me sa duket siguria në aeroport nuk ka arritur të kontrollojë të gjithë fluksin e personave që paraqiten aty për të lënë vendin.