Merkel: Sulmet në aeroportin e Kabulit absolutisht të turpshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi sot sulmet “absolutisht të turpshme” pranë aeroportit të Kabulit.
“Ngjarjet e kësaj pasditeje tregojnë se rreziku është i madh dhe se është një situatë shumë, shumë e tensionuar për t’i nxjerrë njerëzit nga vendi”, tha Merkel në një konferencë shtypi.
“Ne ende nuk i dimë të gjitha detajet, por terroristët kanë vënë në shënjestër njerëzit që presin jashtë aeroportit me shpresën për t’u larguar nga vendi”, vazhdoi ajo.
“Ata duan siguri dhe liri për veten e tyre, kështu që ky është një sulm absolutisht i poshtër, në një situatë shumë të tensionuar”, theksoi kancelarja.
Dy shpërthime ndodhën sot jashtë aeroportit të Kabulit, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, veçanërisht në mesin e mijëra afganëve që janë grumbulluar atje prej ditësh me shpresën e evakuimit nga vendi në duart e talebanëve.