SHBA: Evakuimet nga Kabuli deri në minutën e fundit

Shtetet e Bashkuara thonë se do të vazhdojnë evakuimet e personelit dhe bashkëpunëtorve afganë deri më 31 gusht.
“Ne do të jemi në gjendje t’i largojmë të evakuuarit deri në minutën e fundit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Pentagoni njoftoi të premten se 5.400 njerëz janë brenda aeroportit të Kabulit në pritje të evakuimit nga Afganistani, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi ekstremist Shteti Islamik.
Gjenerali i Ushtrisë amerikane, Hank Taylor, tha se në 24 orët e fundit 12,500 njerëz janë evakuuar përmes 89 fluturimeve amerikane dhe të koalicionit.
Sulmi vetëvrasës me bombë që ndodhi më 26 gusht në afërsi të aeroportit të Kabulit la të vrarë shumë njerëz përfshirë 13 trupa amerikane. Përgjegjësinë e sulmeve e mori grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).
Ushtria amerikanë thotë se vetëm një sulmues vetëvrasës kreu sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit, duke korrigjuar vlerësimin e mëparshëm se kishte dy bombardues dhe dy shpërthime të ndara.
“Ne nuk besojmë se ka pasur një shpërthim të dytë në ose afër hotelit Baron, ishte një sulmues vetëvrasës”, tha gjenerali Taylor.