Mbërrijnë në Shqipëri edhe 2 avionë të tjerë me afganë, 5 të tillë brenda 2 ditësh

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Ministria e Jashtme të Shqipërisë njofton se në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ata janë pritur nga zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë Megi Fino. Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në kryeqytet, Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 417 numri i tyre.