Në afërsi të Ohrit filloi ndërtimi i stacionit të ri transformator 400/110 kilovoltësh

Stacioni i ri transformator 400/110 kilovoltësh në afërsi të Ohrit, i cili do të lidhet me linjën e re të largpërçuesit nga Manastiri deri në Elbasan, do të ketë rëndësi të madhe kombëtare dhe rajonale, tha sot kryeministri Zoran Zaev në fillim të ndërtimit. Sipas tij, ky është fillimi i realizimit të linjës së interkonjeksionit largpërçues të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.

https://www.youtube.com/watch?v=TY39UqAQyz0&feature=youtu.be

 “Me këtë investim kapital, ne u dërgojmë mesazh të gjithë investitorëve aktualë dhe të ardhshëm vendas dhe të huaj se janë krijuar kushtet për transmetim të sigurt dhe të besueshëm të energjisë elektrike. Ndërtimi i linjës së transmetimit të interkonjeksionit 400 kV, Manastir-Elbasan, nënkupton kompletimin e korridorit të tetë të energjisë, i cili është “pjesë integrale e projektit shumë më të madh dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili përfshin shfrytëzimin e burimeve të energjisë nga rajoni i Kaukazit dhe Azia Qendrore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Italisë”- deklaroi Zoran Zaev.

 “Me këtë projekt, ofrojmë furnizim cilësor dhe të pandërprerë të energjisë elektrike për ekonominë, dhe gjithashtu kapërcejmë problemet dhe përmirësojmë rrjetin në pjesën jugperëndimore të vendit.”– pohoi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Zëvendësministri i Shqipërisë i Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejta tha se e gjithë kjo do të sillte ndryshime dhe mundësi pozitive për të dyja vendet.

Me këtë projekt do të përfundojë lidhja energjetike e vendit me të gjithë fqinjët.Maqedonia aktualisht ka pesë ndërlidhje në nivelin e tensionit 400 kilovolt. Dy lidhje me Greqinë dhe nga një me Serbinë, Kosovën dhe Bullgarinë. Ndryshe, kompania VE-VE Group përfshihet në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, i cili është konsulent dhe mbikëqyrës i të gjithë projektit brenda konsorciumi ndërkombëtar.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button