Osmani: Humanizmin e dëshmuam në vepër

Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për tu dalë në pah këtyre njerëzve, jeta e të cilëve ishte e rrezikuar nga talibanët, kështu u shpreh ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili qëndroi në aeroportin e Shkupit për të pritur grupin e parë të refugjatëve afganë. Ai me këtë rast shpreh se Republika e Maqedonisë së Veriut sot humanizmin dhe solidaritetin e dëshmoi në vepër. Osmani më tej tha se 149 shtetasit afgan do të vendosen në hotele, por paraprakisht do tu ofrohet ndihmë shëndetësore.
“Solidaritetin që e kemi demonstruar ditëve të fundit, sonte e dëshmuam edhe në vepër. Sonte arriti grupi i parë i afganëve, që ishin të angazhuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë perëndimorë. Ata pa fajin e tyre ishin të rrezikuar vetëm e vetëm pse ishin të angazhuar për demokratizimin e Afganistanit andaj edhe ne vendosim ti strehojmë deri sa nuk arrijnë në destinacionin e tyre të fundit. Mes refugjatëve ishte edhe një grua shtatzëne e cila menjëherë nga aeroporti është nisur për në spitalin gjinekologjik në Klinikën e Shkupit”, tha Osmani.
Arritën në aeroportin e Shkupit 149 shtetasit afganë
Para pak çasteve, gjegjësisht në orën 23:30 minuta ka ateruar në aeroportin e Shkupit aeroplani me 149 shtetas afganë. Bëhet fjalë për qytetarë jeta e të cilëve ishte vënë në rrezik nga talibanët.