Hoti: Raporti i KE-së thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka komentuar raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën.

Ai një konferencë për media me ambasadorin e BE-së Tomash Szunyog, ka thënë se raporti i BE-së nxjerr në pak se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave.

“Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Raporti me të drejtë nxjerr në pah se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave”, tha Hoti.

Ai gjithashtu tha se raporti tregon se në Kosovë respektohet të drejtat e njeriut dhe ka liri të mediave.

Ndryshe, në raportin e KE thuhet se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave evropiane.

Lidhur me dialogun, Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, thuhet në raport.

“Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja rifilloi me takime të nivelit të lartë më 12 dhe 16 korrik dhe 7 shtator 2020. Në Bruksel u zhvilluan një numër takimesh të nivelit të ekspertëve. Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe e rëndësishme në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button