Rahmani mbetet te Napoli, jo pozitiv me “Covid 19”

Pas Vedat Muriqit, Kosova humbet një tjetër element të rëndësishëm për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin Amir Rrahmani i cili nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19, me Napolin që ka përgënjeshtruar lajmin e dalë në mediat italiane, megjithatë siç njofton klubi i kaltër asnjë lojtar nuk do të largohet nga kompleksi ku është grumbulluar skuadra, aty ku ekipi do të stërvitet pë 14 ditë dhe në këtë mënyrë Rrahmani nuk do të mundë të bashkohet me Kosovën për sfidën e rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë sipas mediave kosovare, kombëtarja e Kosovës mund të rreshtohet me këtë formacion, me numrin e madh të mungesave.
Në portë shihet Arijanet Muriqi, ndërsa para tij pritet të rreshtohen Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviqi, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli. Në mesfushë do të luajnë Florian Loshaj, Valon Berisha, Arber Zeneli, Bersant Celina, para sulmuesve Florent Hadergjonaj dhe Atdhe Nuhiu.
Përballja Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet të enjtën (8 tetor) në orën 20.45 në stadiumin “Todor Proeski”. Fituesi i kësaj përballje do të takohet me fituesin në mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.