Barcelona konfirmon largimin e Manajt, detajet e operacionit

Ashtu siç ishte paralajmëruar e stërthënë, Rey Manaj është lojtar i Spezias. Zyrtarizimi ka ardhur vetëm disa minuta më parë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Barcelonës, që tregon edhe detajet dhe shifrat e operacionit.
Rey Manaj do kalojë te Spezia në Serie A me formulën e huazimit në këmbim të vlerës prej 300 mijë eurosh. Gjithashtu klubi italian ka detyrimin e shlyerjes së pagës së 24-vjeçarit.
Verën e ardhshme, kur mbaron edhe afati i huazimit, Spezia ka të drejtën ta blejë Manajn për 2.7 milionë euro. Sulmuesi largohet pas një sezoni e gjysmë në Barcelonë.