Stoltenberg: Terrorizmi mund të rishfaqet, të qëndrojmë në gatishmëri

Kërcënimi terrorist mund të rishfaqet dhe prandaj aleatët duhet të jenë gati për të vazhduar luftën kundër grupeve terroriste, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të G7-s për Afganistanin.

“Është e rëndësishme të ruhen rezultatet e arritura në frontin kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg.

“Misioni i NATO-s ka qenë gjithmonë të sigurohet që Afganistani të mos bëhet një strehë e sigurt për terroristët”, shtoi ai.

“Le të qëndrojmë të bashkuar. Afganët që kanë punuar me ne dhe janë në rrezik duhet të kenë një kalim të sigurt. NATO mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit me vendosmëri dhe solidaritet”.

Kreu i Aleancës Atlantike theksoi, gjithashtu, se si Al-Kaeda është dobësuar dhe se që nga 11 shtatori nuk ka pasur asnjë sulm të organizuar nga Afganistani ndaj aleatëve të NATO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button