Kufijtë, hyrje-daljet me certifikatë ose PCR test

Nga sot, ata që kanë ndërmend të kalojnë në ndonjërin nga vendkalimet kufitare në Maqedoni, detyrimisht përveç pasaportës ose letërnjoftimit, me vete duhet të kenë edhe certifikatë vaksinimi, dëshmi për kalimin e Kovid 19 jo më të vjetër se 45 ditë ose test PCR negativ. Qeveria ka vendosur të bëjë lëshim vetëm për transportuesit profesionistë të kamionëve. Nga Qeveria informojnë se qytetarët e pavaksinuar duhet të bëjnë test në laboratorë, meqë këtë nuk do të mund ta bëjnë në kufij pasi do të kthehen prapa.

Kjo masë është shprehje dhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që është e nevojshme që vendi ynë të dallohet si vend që ndjek politika aktive të imunizimit dhe që nuk duhet të dallohet si vend eksportues i virusit. Duhet marrë parasysh se procedura për sigurimin e dëshmive të vaksinimit ose për kalimin e Kovid 19 është procedurë e zakonshme për kontroll në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes në një numër të madh të vendeve evropiane dhe botërore, që qytetarët gjithsesi duhet ta respektojnë dhe prandaj kjo masë në përqindje e madhe edhe zbatohet”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë..

Ndryshe, nëse qytetarët nuk e kanë asnjërin nga këto dokumente, ndërsa gjenden në ndonjërin nga vendkalimet kufitare, në atë rast, informojnë nga Qeveria, që udhëtarët shkojnë në karantinë të detyrueshme shtëpiake prej shtatë ditësh. Karantina mund të shkurtohet në pesë ditë nëse në atë periudhë dorëzohet test PCR negativ.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button