Fiton Uellsi falë golave të Geret Bejllit

Kombëtraja e Uellsit ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Bjellorusisë. Skuadra mysafire triumfoi me rezultat 2 – 3, falë sulmuesit Geret Bejll që shënoi të gjitha golat për mysafirët. Ylli i Realit u tregua i saktë nga pika e bardhë për të sjell epërsi Uellsit në minutën e 6′, ndërsa vendasit u përgjigjën me dy gola përmes Lisakoviçit dhe Sedko-s.
Uellsi ia doli të barazoi rezultatin përmes Bejllit që sërish shënoi nga pika e bardhë (69′). Dhe kur mendohej se takimi do mbyllet me këtë rezultat, Bejll shënoi në momentet e fundit për t’i arkëtuar pikët e plota (90+3).
Pas kësaj fitore, Uellsi renditët e treta me gjashtë pikë, derisa Bjellorusia e katërta me 3 pikë