Titujt e mediave botërore për tragjedinë në Tetovë

Të mërkurën mbrëma në spitalin Kovid në Tetovë, ra një zjarr i madh, ku mbetën të vdekur 14 persona.

Nga ta disa ishin të shtrirë në spital duke u trajtuar për COVID-19, ndërsa disa të tjerë ishin vizitorë.

Ky lajm tronditi vendin dhe gjithë botën, pasi mori një vend të vecantë edhe në mediat e mëdha botërore.

Për zjarrin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, kanë shkruar edhe CNN, New York Times, BBC, Al Jazeera

Ndërsa secila media ka lidhur këtë ngjarje me disa të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në spitalet e ndryshme ku po ashtu kanë qenë të shtrirë pacientë me COVID. Sipas raportimit të New York Times, disa vende veç kanë gjetur disa lloj shkëndija që ndezin rezervuarët e oksigjenit që përdoren për trajtim./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button