Ronaldo ndez “Djajtë e Kuq”, fiton edhe Arsenali
Man. Junajted ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Njukasëllit, ku protagonisti kryesor ishte Kristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola në rikthimin e tij në klub, gjersa dy të tjerët u realizuan nga Bruno Fernandes dhe Xhesi Lingard. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Manquillo në minutën e 56-të.
Arsenali ndërkohë ka arritur fitoren e parë në ligë këtë sezon, pasi triumfoi minimalisht ndaj Noruiçit me 1-0 në stadiumin “Emirates”, me golin e Aubamejangut, të shënuar në minutën e 66-të.
Fitore minimale ka realizuar edhe kampioni Man. Siti në terrenin e Lesterit, duke triumfuar me golin e Bernardo Silvas në minutën e 62-të.
Rezultatet e javës së katërt
Arsenal 1-0 Norwich
Brentford 0-1 Brighton
Leicester 0-1 Man City
Man Utd 4-1 Newcastle
Southampton 0-0 West Ham
Watford 0-2 Wolves