Gjermani, Scholz më bindësi në debatin e dytë televiziv për zgjedhjet parlamentare

Socialdemokrati gjerman, Olaf Scholz ishte më bindësi me 41% të miratimit nga telespektatorët e një debati televiziv mes kandidatëve për kancelar, sipas sondazhit të emisionit “Triell” të transmetuar në kanalet publike ARD dhe ZDF.

Kandidati i CDU-CSU, Armin Laschet, arriti të merrte  27% të miratimit, ndërsa Annalena Baerbock e të gjelbërve rezultoi në kuotën 25%.

Zëvendëskancelari i SPD fiton kështu edhe debatin e dytë televiziv.

Sipas sondazhit, Scholz ishte perceptuar gjithashtu si “më kompetenti dhe më i besueshmi”, ndërsa Baerbock ishte më simpatike dhe më shumë e mprehtë në përballjen televizive.

LEXO EDHE:

Back to top button