Zhoao Feliks, pezullohet me 12 ndeshje!?

Një ndër sulmuesit më të mirë te skuadra e Atletiko Madridit, Zhoao Feliks, për sjelljen e tij, pas ndëshkimit me karton të kuq, mund të pezullohet nga 4 deri më 12 ndeshje nga Komisioni Disiplinor i La Ligës.

Sulmuesi portugez nisi lojën nga pankinë dhe vetëm 18 minuta pasi që u inkuadrua në lojë, për shkak të goditjes me krah ndaj futbollistit kundërshtar, u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa për shkak të ofendimit ndaj arbitrit kryesor, u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Mediat spanjolle raportojnë se Feliks i ka thënë arbitrit kryesor se është i çmendur dhe për një akt të tillë mund të përballet me pezullim prej 4 deri më 12 ndeshje. Kujtojmë se ndeshja në mes Atletiko Madridit dhe Atletik Billbaos, u mbyll me barazim dhe pa gola.

LEXO EDHE:

Back to top button