Mbi 7 mijë e 600 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë. Momentalisht është trendi i uljes së numrit të infeksioneve dhe rritjes së atyre të të shëruarve. Kështu, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, gjatë ditës së fundit ka raportuar 173 infeksione dhe 1 mijë e 434 të shëruar.
Ndërkohë, janë regjistruar edhe shtatë viktima të tjera si pasojë e Coronavirusit.
Njashtu, procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon, 17 mijë e 634 vaksinime u kryen të martën.
Tash janë mbi 740 mijë qytetarë që kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, 453 mijë e 760 të tjerë kanë përmbyllur procesin me dy doza.