Shqipëria dhe Kosova me Sekretariat për Marrëdhënie Bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka njoftuar se dy vendet, Kosova dhe Shqipëria do të kenë Sekretariat Koordinues për Marrëdhëniet Bilaterale, përcjell Alsat. Kurti tha se dy qeveritë tashmë kanë nisur përgatitjet për edhe mbledhjen e përbashkët.

“U dakorduam që ta kemi edhe një Sekretariat Koordinues për Marrëdhëniet tona Bilaterale e i cili do të udhëhiqet nga Gentian Sala, që ka dy pasaporte, atë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.

“Gëzon besimin e plot të të dyve ne. Jam i bindur se do të jetë një ndihmë që mot të lejojë që burokracia angazhimet e vullnetit të mirë ti kthej në procese të pambarmita”, komentoi Rama mes tjerash formimin e Sekretariatit.

LEXO EDHE:

Back to top button