Trajneri i ri, Laporta zgjedh legjendën e Milanit dhe Juves

Klubi i Barcelonës tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Ronald Kumanit. Sipas gazetarit shumë të besueshëm, Havi Miguel, presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka bërë zgjidhjen e tij.
Laporta ka zgjedhur Andrea Pirlon si pasardhës të Ronald Kumanit. Tashmë është çështje ditësh kur Pirlo të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës, ndërsa mediat në Spanjë, raportojnë se ndaj Atletiko Madridit, Kuman për herë të fundit do të drejtojë Barceloën si trajner. /Indeksonline/