Ski, për herë të parë një garë në dy shtete

Kupa e Botës në ski në sezoni 2022/23, në kalendarin e garave, për herë të parë do të ketë një garë që nis në një shtet dhe mbyllet në shtetin tjetër. Me këtë rast, Federata Ndërkombëtare e Skijimit, konfirmoi se fillimi i garës do të jetë në Zvicër, ndërsa mbyllja e saj në Itali. Garat e Lëshimit dhe Slalomit të Madh, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, do të zhvillohen në muajin tetor dhe nëntor, në malin Metrhorn. Pista e garës është zgjedhur nga kampioni olimpik i vitit 2010, zvicerani Didie Defago dhe në kohë të njëjtë do të jetë gara më e gjatë në disiplinën e lëshimit.

LEXO EDHE:

Back to top button