Vjen shkarkimi i parë i trajnerit në Premierligë

Pas vetëm shtatë javë të futbollit në Premier Ligë, u regjistrua edhe largimi i parë i trajnerit. “Viktima” është Cisko Munjoz, pasi që skuadra e tij, Vatfordi vendosi ta shkarkojë nga detyra e trajnerit kryesor. Skuadar angleze shënoi dy fitore në 7 javë të futbollit anglez.

“Ne si drejtues të klubit konsiderojmë se dy ndeshjet e fundit kanë prodhuar një trend negativ në kohën kur kohezimi dhe bashkimi duhej të ishin në nivel më të lartë,” thuhet mes tjerash në kumtesën e klubit anglez.

Trajneri Munjoz erdhi te Vatfordi si zëvëndësim për Vladimir Iliqin, në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Pas startit të mirë dhe fitores ndaj Aston Vilës në javën e parë, Vatfordi arkëtoi vetëm 7 pikë dhe aktualisht është në vendin e 14-të në Premierligën e Anglisë.

Mediat italiane raportojnë se skuadra angleze është në biseda të avancuara më Klaudio Ranierin.

LEXO EDHE:

Back to top button