Kontesti me Bullgarinë, Shkupi zyrtarë pret sinjale të qarta politike

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor po ndodh në një moment kur kredibiliteti i premtimeve evropiane për Ballkanin Evropian është vendosur në pikëpyetje. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga Beogradi. Ai ka thënë se duhet të dërgohet sinjal politik i qartë, që të dy palët të marrin përgjegjësi për tu realizuar përparimi. Ndërkohë nga Berlini, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, pas takimit me homologun gjerman Mas dhe ministrin e shtetit Rot, deklaroi se ka shkëmbyer mendime për një mundësi të re për fillimin e bisedimeve në dhjetor.
“Samiti që do të mbahet pas disa ditëve në Slloveni ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë për të bërë përgatitjet e para, për të bërë përkushtimet nga të dyja vendet, se do të punojmë ditëve që vijnë me qëllim të tejkalimit të dallimeve që në dhjetor të fillojnë bisedimet. Andaj kujtoj që ky takim do të jetë i rëndësishëm në përgatitje të takimeve po ashtu të jashtëzakonshme që do të mbahen pas dy ditëve në Slloveni dhe që kujtoj se do të shtrojnë rrugën për një mundësi për tejkalim të dallimeve menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit në të dyja vendet dhe ka pjesë të mundësisë në dhjetor për fillim të bisedimeve”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.