Cikaleshi: Mua më ndali Covid 19, por Shqipërinë se ndalon dot askush

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë nesër ndeshjen jetike ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium” në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror “Katar 2022”. Por, kombëtarja kuqezi do të jetë pa njërin nga lojtarët kryesor. Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ishte vet Cikalleshi që reagoi para pak minutave në rrjetet sociale.

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në “Instagram”.

Kujtojmë se Shqipëria është në rrugë të mirë për sigurimin e vendit të dytë në grupin I, e cila do t’ia siguronte fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button