Sterling largohet nga Siti në merkaton e janarit?

Rahim Sterling ka konfirmuar se është i hapur të largohet nga Mançester Siti, për një minutazhë më të lartë. Anglezi këtë edicion nuk është duke pasur minutat e duhura, shkaku që Guardiola preferon treshen Foden, Hesus dhe Mahre.
“Nëse do ishte opsioni që të shkoja diku tjetër për minuta më të shumtë, do të isha i hapur për të. Si një lojtar anglez di vetëm Premierligën dhe gjithmonë kam menduar se ndoshta një ditë do luajë në një ligë të huaj dhe të shoh si do t’ia dal në atë sfidë,” ka thënë mes tjerash Sterling.
Barcelona është skuadër e interesuar për anglezin dhe thuhet se do provojnë ta huazojnë në afatin kalimtar të janarit.