Zaev-Varviciotis: Miqësia dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve ka rëndësi dhe potencial të fortë rajonal

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot priti në takim ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Miltiadis Varviciotis, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë. Zaev me këtë rast theksoi se vizita e ministrit Varviciotis realizohet në një periudhë të bashkëpunimit intensiv dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila që nga Marrëveshja e Prespës zgjerohet dhe rritet çdo ditë.

Në takim, si veçanërisht të rëndësishme u theksuan projektet në energjetikë, si një veprimtari strategjike dhe prioritare për të dy vendet, për të cilat dëshmojnë projektet tashmë të konfirmuara për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta që kanë rëndësi dhe potencial të fortë rajonal.

Në takim u konfirmua se është me interes të jashtëzakonshëm reciprok dhe synim strategjik i të dyja vendeve që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë negociatat e aderimit me BE-në dhe se Greqia në atë drejtim do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë.

LEXO EDHE:

Back to top button