Nis viti i ri akademik në Shqipëri, studentët rikthehen në auditorë

Viti i ri akademik 2021-2022 nis sot për të gjithë studentët në Shqipëri, pas më shumë se një viti mësimi online. Studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditorë duke paraqitur certifikatën e vaksinës, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose duke paraqitur një test negativ.