Trajneri i Napolit i “dashuruar” te mbrojtësi shqiptarë

Skuadra e Napolit ka grumbulluar 24 pikë pas 8 ndeshjesh duke treguar që janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit këtë sezon. Pjesë e Napolit është dhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, që me trajnerin Spaleti, po kalon formën më të mirë të jetës. Tekniku toskan ka folur me superlativa për Rrahmanin pas fitore me Torinon duke thënë se mbrojtësi shqiptar meriton të jetë titullar.
‘’Rrahmani është një lojtar që e meriton të jetë titullar. Është lojtar i nivelit të lartë, ka nevojë të përmirësojë disa gjëra. Është i kompletuar, është e vështirë t’i gjesh pika të dobëta, pasi është pozicional, fizik, ka ndikim dhe është lojtar shumë i disponueshëm, u shpreh Spaleti.