KE: Më shumë angazhim për mjedisin jetësor

Vendi duhet të punojë shumë në Kapitullin 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Megjithëse ka njëfarë niveli të përgatitjes, Komisioni Evropian në raportin për progresin vjetor të vendit, vëren progres të kufizuar në mbrojtjen e natyrës dhe se vendi ka dështuar në zbatimin e rregulloreve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike. Për vitin e ardhshëm, KE kërkon të zbatohet:
https://www.youtube.com/watch?v=Iwirr40F9nA&feature=youtu.be
Raporti i KE-së – Kapitulli: Mjedisi jetësor
Përmirësimi i koordinimit ndërsektorial dhe rritja e fondeve për reduktimin e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar;
Të bëhen hapa domethënës për të krijuar një sistem rajonal për menaxhim të mbeturinave;
Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit, duke përfshirë miratimin e një strategjie dhe ligji gjithëpërfshirës për klimën, në përputhje me kornizën e BE-së 2030.
Organizata “Eko-Svest”, pajtohet me vërejtjet e Komisionit Evropian. Thonë se edhe pse vendi ka synime ambicioze, ende nuk ka kuadër institucional dhe ligjor, kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, të përfshira në Kapitullin 27.
“Vërejtja më e madhe është se kemi dokumente që kemi dhe në to ka ambicie të madhe, por nuk ka plane, nuk ka plane konkrete për implementim dhe nuk zbatohen sa duhet”- deklaroi Elena Nikollovska, Eko Svest.
Sipas Nikollovskës, institucionet nuk kanë kapacitet për t’i zbatuar strategjitë dhe rregullativat e reja ekologjike.
“Konkretisht, nëse flasim për ndryshimin e klimës, që është çështje e madhe ndër-sektoriale, aktualisht kemi vetëm një person që punon në Ministrinë e Mjedisit dhe nuk duhet të jetë kështu. Ka disa institucione përkatëse që punojnë në këtë temë dhe kur do të duhet të zbatojnë detyrimet ligjore që do të vijnë nga ndryshimi i gjithë rregullativës evropiane të ndryshimit të klimës, vetëm si një shembull”- pohoi Elena Nikollovska- “Eko Svest”.
KE arrin në përfundimin se veprimet e ndërmarra nuk janë të mjaftueshme dhe ajri i ndotur mbetet çështje shqetësuese.
Igor Stefanovski