Skeleti i një dinozauri, çmim marramendës

Një skelet i gjatë rreth shtatë metra i kafshës së lashtë të quajtur triceratops është shitur për një çmim të pabesueshëm prej 7.7 milionë dollarësh në një ankand në Paris. Dinozauri, i emërtuar “Big John”, sipas pronarit të tokës ku ishin gjetur eshtrat, u nga shtëpia e ankandeve “Hotel Drouot”, shkruan. Skeleti do të kthehet në “shtëpinë” e vet, sepse është gjetur në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe u ble nga një pronar i paidentifikuar amerikan. Çmimi i shitjes ishte disa fish më i lartë se parashikimi i shtëpisë së ankandeve, e cila priste që skeletin e veçantë ta shiste për 1.4 deri në 1.7 milion dollarë. Mbetjet e kafshës së lashtë përbëhen nga 200 eshtra dhe thuhet se janë arritje e rrallë dhe e rëndësishme në gjetjen e objekteve të lashta. Skeleti ndodhet në Librin e Rekordeve Guinness si skeleti më i madh i njohur i një triceratopsi.

LEXO EDHE:

Back to top button