Arrestohet 37 vjeçari nga Shkupi, i konfiskohet një sasi e marijuanës

Mbrëmë policia e Shkupit ka arrestuar 37 vjeçarin D.G. nga Draçeva. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e të lartpërmendurit të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuanës dhe një matëse.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button