Sicilia përfshihet nga moti i keq

Zona të tëra të Sicilisë në Itali janë përfshirë nga moti i keq. Shirat e rrëmbyer kanë bërë që disa rrugë të kthehen në lumenj të vërtetë. Shtëpi, biznese e magazina janë përmbytur ndërsa furia e ujit e përzierë diku edhe me baltë, ka marrë përpara makinat nëpër rrugë. Autoritetet vendore kanë shpallur alarmin e kuq nga moti i keq, ndërsa mjaft shkolla janë mbyllur. Në Scordia vazhdojnë kërkimet për dy bashkëshortë, 67 dhe 54 vjeç, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.

LEXO EDHE:

Back to top button