Mediat, Njukasëll kërkon dyshen e Ajaksit

Mediat në Angli sot raportojnë se Njukasëll ka shenjestruar dyshen e Ajaksi, Mark Overmars dhe Erik Tan Hag, që të vazhdojnë projektin e tyre për ngritjen e skuadrës angleze. Pronarët e rinj të Njukasëllit kanë vendosur për Overmarsin dhe Ten Hag, sepse Ajaksi po bën sërish mrekulli në Ligën e Kampionëve. Skuadra holandeze luan futboll sulmues dhe mesatarja e tyre në Ligën e Kampionëve është 3 gola për ndeshje, edhe pse De Liht, De Jong, Dest, Van de Bek u larguan nga skuadra dhe dy vite më parë luajtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Natyrisht, Overmars është i interesuar për këtë projekt, është një sfidë shumë e madhe. Mark ka qenë në Ajaks për 10 vjet dhe bëri gjithçka që mundi. Së shpejti mund të priten lëvizjet e para zyrtare të Njukasëllit, pra fillimi i negociatave me Overmars dhe Ten Hag,” ka shkruar redaktori i të përdisthmes holandeze “Telegraph”, Valentin Drisen.
Arsyeja pse Ten Hag dëshiron të vazhdojë punën me Mark Overmars është besimi i madh, por edhe liria që trajneri ka me drejtorin sportiv. Ishte Overmars ai që solli Erik Tan Hag në Ajaks nga Utrehti në vitin 2017 dhe trajneri siguroi dy tituj kampion.