Ronald Kuman: Rezultati nuk është real

Barcelona pësoi disfatën e dytë radhazi, pasi që humbi në fundjavë “El Klasikon” në “Kamp Nou”. Katalanasit u mundën nga Rajo Valekano me rezultat minimal 0-1, me autor Radamel Falkaon. Ky është një gabim i ri për katalanasit dhe vetëm sa shton presionin ndaj trajnerit Ronald Kuman. Ky i fundit nuk beson se rezultati ishte pasqyrë e drejtë nga ajo që ndodhi në terrenin e gjelbër.

“Ishim superiorë, rezultati nuk është real, por fatkeqësisht nuk mund ta ndryshojmë. Kjo nuk është një qasje e gabuar, por një rënie e plotë e ritmit tonë, kemi mbetur pa disa lojtarë të rëndësishëm këtë periudhë. Nuk e di nëse e ardhmja ime është në rrezik, shpresoj të vijë një periudhë pozitive, Aguero dhe Depaj kanë shumë gola në këmbë”, tha me tjerash Kuman.

Barcelona mbetet në 15 pikë, katër më pak se Rajo Valejkano.

LEXO EDHE:

Back to top button