VIDEO / Borusia M. me leksion të vërtetë për Bajernin

Skuadra e Bajern Munihut në mënyrë më të keqe është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi që u mund nga Borusia Mynshenglladabahu me 5-0! Skuadra vendase në 21 minuta lojë shënoi 3 gola në rrjetën e Manuel Nojerit, me autor Kone, Bensebain (15 dhe 21). Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në vazhdim, bavarezët bën katër ndryshime në formacion, por kjo nuk ndihmoi bajernin që pësoi edhe dy gola të tjera në vazhdim. Fillimisht Embolli shënoi golin e katër në minutën e 51-të, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë, sulmuesi i njëjtë, shënoi edhte golin e fundit të ndeshjes për të vendosur rezultatin përfundimtar 5-0.
Skuadra Borusia Mynshenglladbahut është në festë, ndërsa Bajerni i zhgënjyer, jo vetëm për eliminimin nga Kupa, por edhe nga humbja e thellë.