Shtetet e Bashkuara përgatiten për dhunë të mundshme ditën e zgjedhjeve

Zyrtarët e ngarkuar për sigurinë e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në mbarë Shtetet e Bashkuara, po marrin masa paraprake shtesë, duke u përgatitur për mundësinë jo vetëm të sulmeve të mundshme kibernetike më 3 nëntor dhe ditët që pasojnë, por edhe për dhunë të mundshme.

Paralajmërimet më të forta dhe ndoshta më të zymtat, nuk vijnë nga autoritetet federale, por nga zyrtarët shtetërorë, disa prej të cilëve thonë se fushatat dezinformuese nga shtete të huaja, mund të nxisin një sërë problemesh, që nga shqetësime të vogla e deri tek incidente shumë më të rënda.

“Vonesat në rezultatin e zgjedhjeve dhe rinumërimet mund të rezultojnë në protesta dhe përpjekje për të zaptuar zyrat e zgjedhjeve” paralajmëruan zyrtarë të Departamentit të Sigurisë në shtetin e Nju Xhersit, në një vlerësim të publikuar në fund të shtatorit.

“Incidentet e trazirave civile që rezultojnë në veprime të dhunshme dhe fatalitete do të ndërthurren me pasigurinë e zgjedhjeve, duke prodhuar konfrontime midis protestuesve dhe kundër-demonstruesve që mund të sfidojnë rezultatet e zgjedhjeve,” vë në dukje deklarata./VOA

LEXO EDHE:

Back to top button