S’ka të ndaluar, Ronaldo me rekord të ri

Kristiano Ronaldo edhe një herë ka qenë shpëtuesi i Man. Junajtedit në Ligën e Kampionëve. Ronaldo shënoi dy gola që ishin vendimtare në barazimin e Man. Junajtedit ndaj Atalantas.

Me këtë dygolësh, Ronaldo vendosi një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon dy ose më shumë gola në një ndeshje. Man. Junajted varet shumë nga CR7 dhe këtë e dëshmojnë statistikat, ku portugezi ka shënuar pesë gola në katër ndeshje.

Falë këtij barazimi, Junajted është lider në grupin F dhe me një fitore në ndeshjen e radhës ndaj Viljarrealit do të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

LEXO EDHE:

Back to top button