Dimitrov: Gjendemi në një situatë komplekse por në ‘Open Ballkan’ nuk ia lejojmë vetës të mungojmë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/11/12-780x470.png)
Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në Beograd në kuadër të “Open Ballkanka marr pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikola Dimitrov.
Ai në konferencën e përbashkët për media, ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës, tha se Maqedonia e Veriut gjendet në një situatë komplekse, mirëpo kjo nismë është shumë e rëndësishme për vendin, shkruan Alsat.
“Gjendemi në një situatë komplekse por kjo nismë është e rëndësishme, nuk ia lejojmë vetës të mungojmë”, tha Dimitrov, i cili po ashtu theksoi se marrëveshjet e arritura sot janë shumë të rëndësishme për qytetarët në të tri shtetet./ Alsat.mk