Kuvendi sërish në pauzë, Apasiev kërkon Talat Xhaferi të paraqitet në sallë dhe të kryesojë me seancën

Assesi të filloj seanca e sotme e kuvendit. Pas pauzës prej një ore të kërkuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ishte deputeti i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev ai i cili kërkoi edhe një orë pauzë shtesë dhe gjithashtu kërkoi që në sallë të paraqitet dhe të udhëheq me seancën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Apasiev u thirr në nenin 60 dhe 61 nga rregullorja për Punën e Kuvendit, që ka të bëj me prezencën e kryetarit të Kuvendit.
“Rregullorja njeh dy situata, mungesë dhe pengesë të kryetarit të Kuvendit. Ne sa arritëm të shohim, vetë kryetari i Kuvendit as është i penguar, dhe as që mungon, kështu që kërkoj një orë pauzë, që të kthehet ai dhe të vazhdoj seanca”, theksoi Apasiev.