Murinjos i “pëlqejnë” shkarkimet, fiton rreth 100 mln euro

Trajneri aktual i AS Roma, Hoze Mourinjo, është në mesin e trajnerëve që ia ka pa hajrin shkarkimeve nga klubet e mëdha evropiane, pasi që në llogarinë e tij janë 97.6 milionë paund vetëm prej shkarkimeve nga skuadrat që ka drejtuar.
Sipas të përditshmes braitnaike “DailyStar”, që flet për një studim, nga i cili doli se “Special One” ka marrë pothuajse 50 milionë paund më shumë se çdo trajner tjetër në Premier League, vetëm si kompensim për shkarkimet.
Trajneri portugez u shkarkua dy herë nga Çellsi i Abramoviçit, fillimisht më 2007, e më pas në 2015. Shkarkimet nga Man. Juanjted (2018) dhe Totenhami (2019, në mes të sezonit) i rezervuan të njëjtin fat trajner portugez. Fat i hidhur për profesionalizmin e portugezit, por me një ngushëllim të këndshëm financiar.