VIDEO / FC Shkupi mundet me gabimet e veta nga Beshiktashi

Skuadra e FC Shkupit, përjetoi disfatë 0-3 në përballjen miqësore me skuadrën turke të Beshiktashit, që u zhvillua në stadiumin “Vodofone Arena” në Stamboll. Rezultatin e hapi Mehmet Topall pas rivënies nga këndi në minutën e 12-të, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, pas gabimit të portierit Naumoski, topi erdhi në këmbët e Aleks Tesheiras, që me lehtësi shënoi golin e dytë për skuadrën turke.

Në fillim të pjesës së dytë, pas një mungesë të komunikimit të vijës së fundit të mbrojtjes së Shkupit, reagon më mirë Gjyven Jallçin, për të vendosur rezultatin vendimtar me 3-0.

Skuadra e Beshiktashit është një ndër emrat më të mëdhenj, me të cilët është përballur skuadra e FC Shkupit, që tani me më shumë eksperiencë do të rikthehet në sfidat e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button