Baba për herë të parë, duket se Eduart Grishaj nuk po i ndahet bebit

Ditën e djeshme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali. Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Diell, duke i surprizuar të gjithë me gjetjen e veçantë.
Ndërsa mëngjesi i sotëm ka nisur pranë Diellit për Eduartin, i cili tashmë duket se nuk do të ndahet kurrë nga i vogli i tij. Ai ka publikuar një foto të duarve të tij të vogla, që e shoqëron me fjalën: “Mirëmëngjes Diell”.
Arbana dhe Eduarti po përjetojnë momentet e tyre më të bukura dhe nuk mund të ndahen asnjë moment nga vogëlushi i tyre.