“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke”, Luana Vjollca poston imazhe e veshur në kostume tradicionale shqiptare
Festa e 28 nëntorit po shënohet në mënyra të ndryshme, teksa nuk kanë munguar urimet nga figura të njohura në vend.
Këtyre urime u janë bashkuar edhe artistët shqiptarë, që këtë ditë uruan në mënyra të veçanta përmes rrjeteve sociale.
Një urim po ashtu unik erdhi edhe nga moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, e cila këtë e bëri përmes disa fotografit që postoi në Instagram.
“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke”, ka shkruar prezantuesja e famshme sipër fotografive.
Ndryshe, kujtojmë që Luana prej kohësh ka pazuara nga paraqitjet televizive, ndërkohë ka deklaruar se po punon për projektet të reja, ndër to edhe për këngë.